Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Identifikoi trupin e Che Guevara-s dhe u akuzua si spiun i KGB-së, ndërron jetë ish-gazetari dhe historiani i ‘The Guardian’
Ish-gazetari dhe historiani i gazetës ‘The Guardian’, Richard Gott, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. Karriera e Gott në Guardian filloi në vitin 1964 dhe përfshinte periudha si korrespondent i huaj, shkrimtar kryesor, redaktor i artikujve kryesorë dhe redaktor letrar. Ai mbahet mend si një nga komentatorët më të informuar nga të gjithë mbi çështjet e Amerikës Latine, një figurë tërheqëse dhe karizmatike e së majtës që takoi Che Guevarën në vitin 1963 dhe ishte në Bolivi ditën kur revolucionari kubanez u ekzekutua nga forcat e mbështetura nga SHBA-ja në vitin 1967. Gott ishte i vetmi gazetar që ishte në gjendje të identifikonte trupin e ekspozuar. Gott dha dorëheqjen nga gazeta ‘The Guardia’n në vitin 1994, pasi revista Spectator e akuzoi atë si informator të...