Bizneset optimiste për nëntorin/ Tregtia, industria dhe ndërtimi rrisin besimin, konsumatorët të shqetësuar për financat

Bizneset optimiste për nëntorin/ Tregtia, industria dhe ndërtimi rrisin besimin, konsumatorët të shqetësuar për financat

Ekonomia rritet por qytetarët shfaqen të shqetësuar për financat e tyre. Raporti i besimit në ekonomi për muajin tetor i ka shfaqur optimist shumicën e sektorëve performues të ekonomisë. Industria tregtia dhe ndërtimi kanë rritur besimin për të ardhmen. Konkretisht ndërtimi vijon të udhëheq besimin në ekonomi me 2.4%. Vlerësimet për aktivitetin aktual ndërtues si dhe niveli i porosive të reja shfaqin performancën e mirë të sektorit si dhe pritshëmritë për në vijim. Ndalur tek tregtia ky sektor ka rritur besimin për të ardhmen e bizneseve me 7%  ndikuar nga ecuria e tyre si dhe  pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen. Në këto kategori optimiste pas disa muajsh në rënie të thelë duket se dhe sektori i industrisë po ngre kokë. Teksa kontratat...