Prokuroria e Vlorës sekuestroi 2 mln euro pasuri, si Qenami investoi të ardhurat e përfituara nga veprimtari kriminale në Gjermani

Prokuroria e Vlorës sekuestroi 2 mln euro pasuri, si Qenami investoi të ardhurat e përfituara nga veprimtari kriminale në Gjermani

Gjykata e Vlorës ka vendosur sekuestro preventive mbi një numër të madh pasurish të shtetasit Tahir Qenami (i njohur edhe si Kapaj/Canaj) dhe familjarëve të tij. Gazetari i Top Channel, Mikel Marsi raporton se Qenami dyshohet se ka investuar të ardhurat e përfituara nga veprimtari kriminale në Gjermani në pasuri të paluajtshme dhe mjete motorike në Shqipëri. Vendimi, i dhënë më 30 tetor 2025, vjen pas referimit të materialeve nga DVP Vlorë dhe hap rrugë hetimeve të thelluara për pastrim parash sipas nenit 287 të Kodit Penal. Njoftimi: Në vitin 2023, nga DVP Vlorë janë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin Tahir Qenami (Kapaj/Canaj), datëlindja 21.10.1986, lindur dhe banues në Vlorë, si person i dyshuar për kryerjen...