Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Kaja Kallas nga Sarajeva: Koha për të përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje, por pas forcimit të kapaciteteve vendore
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, tha në Sarajevë se ka ardhur koha që mbikëqyrja ndërkombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë të përfundojë, por shtoi se kjo mund të ndodhë vetëm kur vendi t’i ketë kapacitetet e nevojshme për të marrë vendime vetë. Kallas ndodhet të hënën në një vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë, gjatë së cilës vizitoi kampin Butmir pranë Sarajevës, ku janë të vendosur pjesëtarët e Misionit të BE-së për Paqe, EUFOR. EUFOR-i ka mandat edhe për të përdorur forcën, në rast se “mjedisi i sigurt dhe i qëndrueshëm kërcënohet seriozisht” apo “strukturat ekzistuese të sigurisë janë në rrezik të shemben”. Kallas tha se ngjarjet e fundit në Kuvendin Popullor të Republikës Sërpska paraqesin një...