Spiropali pritet nga homologu holandez: Holanda mbështetëse e palëkundur e integrimit të Shqipërisë, brenda nëntorit çelet grupkapitulli i fundit

Spiropali pritet nga homologu holandez: Holanda mbështetëse e palëkundur e integrimit të Shqipërisë, brenda nëntorit çelet grupkapitulli i fundit

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u prit sot në Hagë nga Ministri i Jashtëm holandez, David van Weel, në një takim me fokus partneritetin dhe mbështetjen e Holandës në rrugën e integrimit të shpejtë europian të Shqipërisë. Të dy homologët nënshkruan një deklaratë të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetin europian. Deklarata e firmosur synon fuqizimin e mëtejshëm të partneritetit në fushën e integrimit europian, sigurisë dhe ekonomisë. Ministrja njofton se e falenderoi homologun holandez për rekomandimin pozitiv që qeveria e tij ka dërguar në parlamentin holandez për çeljen brenda Nëntorit të grupkapitullit 5. Ky kapitull përmbyll hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Sipas Spiropalit, qasja e Holandës për zgjerimin e BE-së bazuar mbi meritën, përkon me mbështetjen konstruktive...