Një 30-vjeçar me inicialet K. M. është ekstraduar nga Italia në Shqipëri dhe i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Një tjetër shtetas, S. Ll., 63 vjeç, banues në Pukë, është arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Ndërkohë, në Kurbin, një 75-vjeçar me inicialet F. M. ka pësuar një rrëzim në banesën e tij, dyshohet si pasojë e hipertensionit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.
Materialet janë referuar për veprime të mëtejshme nga organet përkatëse.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, më datë 30.05.2023, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar K. M., 30 vjeç, i cili u ekstradua nga Italia në Shqipëri.
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin S. Ll., 63 vjeç, banues në Pukë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Dje, dyshohet se si pasojë e problemeve shëndetësore (hipertension), është rrëzuar në banesën e tij, në fshatin Zhej, Kurbin, shtetasi F. M., 75 vjeç, i cili është aktualisht në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
