Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

flamuri i be KOSOVË- Përparimi i Kosovës në agjendën e Bashkimit Evropian është penguar nga politikat e brendshme përçarëse dhe nga ngërçi politik pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, pavarësisht se Kosova është e përkushtuar në rrugën evropiane, me nivel të lartë të mbështetjes publike. Kështu thuhet në një draft të Raportit të Progresit në pjesën për Kosovën për vitin 2024, të cilin e ka siguruar Radio Evropa e Lirë. BE-ja i përpilon këto raporte për vendet që synojnë anëtarësimin në bllokun evropian. Kosova, për dallim prej vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor, nuk e ka statusin e vendit kandidat, ndonëse ka aplikuar për anëtarësim në dhjetor të vitit 2022. Në dokument përmendet se Kosova e ka përshtatur në mënyrë vullnetare politikën e saj të jashtme...