Korrupsion dhe nxjerrje e sekretit shtetëror, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-deputetin Jyrgis Çyrbja

Korrupsion dhe nxjerrje e sekretit shtetëror, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-deputetin Jyrgis Çyrbja

Jurgis curbja TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dhënë vendimin këtë të hënë, për ish-deputetin socialist Jyrgis Çyrbja, të cilin e ka dënuar me 3 vite burg. GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për 3 vite burg, konvertuar në 2 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dha pretencën këtë ndaj 3 të pandehurve, ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, Ahmet Mashën dhe Altin Hajrin. Tre të pandehurit akuzohen për rrjedhje informacioni sekret dhe korrupsion në zgjedhje të vitit 2021.  Sipas pretencës së SPAK-ut: Jurgis Çyrbja akuzohet për tregim të sekretit shtetëror në disa raste, përkrahje të autorit të krimit në disa herë, si dhe korrupsion në zgjedhjet e vitit 2021. Prokuroria ka kërkuar...