Erdogan, “garant” për Hamasin: Do respektojë armëpushimin, Gazën do ta bëjnë myslimanët

Erdogan, “garant” për Hamasin: Do respektojë armëpushimin, Gazën do ta bëjnë myslimanët

Rexhep Tajip Erdogan garanton se Hamasi do ta respektojë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, e është lëkundur disa herë që prej arritjes së saj. Presidenti turk i tha delegatëve nga Organizata e Shteteve Islamike (OIC) të mbledhur në Stamboll për samitin e tyre vjetor të bashkëpunimit ekonomik COMCEC se grupi islamik do t`i qëndrojë fjalës së dhënë, teksa shtoi se është thelbësore që kombet myslimane të luajnë një rol udhëheqës në rindërtimin e territorit palestinez. “Duket se Hamasi është mjaft i vendosur t`i qëndrojë marrëveshjes. Në këtë pikë, ne duhet t’u ofrojmë më shumë ndihmë humanitare banorëve të Gazës dhe më pas të fillojmë përpjekjet e rindërtimit. Qeveria izraelite po bën gjithçka që ka në dorë për ta parandaluar këtë. Por është thelbësore që në...