Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Nuk mund të vazhdoj më”/ U akuzua se keqmenaxhoi përmbytjet vdekjeprurëse të një viti më parë, jep dorëheqjen presidenti i rajonit të Valencias
Presidenti i rajonit autonom të Valencias, Carlos Mathon, njoftoi dorëheqjen e tij sot, pas presionit të fortë politik dhe zemërimit masiv publik për keqmenaxhimin e përmbytjeve vdekjeprurëse që i morën jetën 229 persona një vit më parë. Mathon, anëtar i Partisë Popullore konservatore (PP), i kishte rezistuar thirrjeve që ai të jepte dorëheqjen për muaj të tërë, pavarësisht zbulimeve se gjatë përmbytjeve, ndërsa banorët po mbyteshin në shtëpitë, garazhet dhe makinat e tyre, ai qëndroi për më shumë se tre orë në një drekë me një gazetar. Këmbëngulja e tij për të mos dhënë dorëheqjen shkaktoi një valë zemërimi në të gjithë Valencian, teksa mijëra demonstrues mbushën rrugët nën sloganin “Baltë në duart tona, gjak në duart e tij”. Sipas një sondazhi, 75% e banorëve...