Rriten kontrollet rrugore në Vlorë dhe Sarandë/ 7 persona arrestohen, dy të mitur procedohen penalisht

Rriten kontrollet rrugore në Vlorë dhe Sarandë/ 7 persona arrestohen, dy të mitur procedohen penalisht

Gjatë fundjavës, strukturat e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Vlorë dhe Sarandë intensifikuan kontrollet në të gjitha akset rrugore, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve. Si rezultat, u arrestuan 7 drejtues mjetesh, ndërsa 2 të mitur u proceduan penalisht për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Në harkun kohor janar–nëntor 2025, në qarkun e Vlorës janë arrestuar/proceduar penalisht 493 persona: 376 prej tyre për “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe 117 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Kontrollet vijojnë 24/7, me fokus kryesisht në akset urbane dhe zonat me qarkullim të dendur të automjeteve dhe këmbësorëve. Veçanërisht, policia ka kryer testime për alkoolin, kontroll të dokumentacionit, përdorimin e celularit gjatë drejtimit dhe respektimin...