Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Shkelja e barazisë në tendera, nga ministrja Balluku te Ervis Berberi, zbulohen emrat e të gjithë të pandehurve
Ka vijuar komunikimi i akuzave për veprën penale “Shkelje e barazisë në tendera”. Pas marrjes si të pandehur të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tashmë janë zbuluar edhe emrat e tjerë të të pandehurve. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se personat e tjerë të marrë të pandehur janë Gentian Gjyli, Erald Elezi, Ervis berberi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashica. Pas paraqitjes në SPAK të ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ditën e sotme në SPAK është paraqitur edhe kreu i ARRSH, Gentian Gjyli. Ai u mor i pandehur, teksa burimet jo zyrtare raportojnë se SPAK i ka komunikuar ditën e sotme akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera”. Numri dy i qeverisë, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku kaloi të premten derën e...