SYRI TV/ Berisha publikon dokumentet për Irena Gjokën: Në bazë të 3 ligjeve, duhet shkarkuar

Gjyqtarja Irena Gjoka nuk është vetëm e dënuar, por edhe e dëbuar nga shteti grek. Lideri i opozitës, Sali Berisha, publikoi dokumente autentike të policisë greke që vërtetojnë ekspulsin e Irena Gjokës në Greqi, të cilin ajo e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit.

Denoncimin Berisha e bëri nga SPAK-u, ku u paraqit në zbatim të masës “detyrim paraqitjeje”. Ai deklaroi se Gjoka kishte tentuar të hynte në Greqi me vizë të falsifikuar dhe ndaj saj kishte nisur procedim penal. Berisha akuzoi Altin Dumanin se po e fsheh këtë dokument, i cili i ka mbërritur prej muajsh në zyrë, duke amnistuar Irena Gjokën, e cila sipas ligjeve të vendit nuk duhej të ishte gjyqtare.

Lideri i opozitës u paraqit këtë të hënë në SPAK, në respektim të masës detyrim paraqitjeje. Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Berisha denoncoi atë që e cilëson “kriminalizimin e drejtësisë” nga Reforma Rama-Soros. Ai publikoi provat që tregojnë se Gjoka, përveç dëbimit nga Greqia, ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Berisha theksoi se dokumenti ka mbërritur prej muajsh në zyrat e SPAK-ut, por po fshihet nga Altin Dumani, i cili sipas tij “amniston” Irena Gjokën. Ai shtoi se, sipas ligjeve të vendit, Gjoka nuk duhej të ishte gjyqtare dhe mbi të rëndon një vepër penale, por organet e drejtësisë heshtin për shkak të shërbimit politik që ajo i bën qeverisë.

Nga SPAK-u, Berisha denoncoi edhe konfliktin e interesit të motrës së avokates së zv. kryeministres Belinda Balluku, Pamela Qirko, e cila është marrë zyrtarisht si e pandehur nga SPAK. Ai shtoi se Qirko dhe të tjerë, të cilët dyshohen se janë takuar me McGonigal, sot po mbrojnë krimet e zyrtarëve qeveritarë.

Kryedemokrati denoncoi më tej edhe kërcënimet që Edi Rama, Altin Dumani dhe familjarë të Ballukut i kanë bërë Prokurorit Dritan Prenci, i cili firmosi fletëthirrjen për zv. kryeministren Belinda Balluku.