Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Efektet negativë të fjetjes me flokë të lagur
Një studim i fundit nga dermatologët e njohur shpjegon rreziqet e shtrirjes me flokë të lagur. Dr. Michele Green, dermatologe kozmetike, thekson se: "Fjetja me flokë të lagur mund të çojë në dëmtime të konsiderueshme të flokëve dhe skalpit. Flokët e lagur janë më të ndjeshëm dhe më të prirur për t'u thyer. Gjithashtu, lagështira krijon kushte të favorshme për zhvillimin e myqeve dhe bakterieve, që mund të shkaktojnë irritim dhe probleme me skalpin." Dr. Green rekomandon që të sigurohemi të thajmë flokët para gjumit, për të ruajtur shëndetin dhe pamjen e tyre. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ata që kanë flokë të thatë ose të dëmtuar, për të minimizuar rreziqet dhe për të përmirësuar cilësinë e flokëve. Kur flokët janë të lagur, ata...