Integrimi në BE/ Ambasadori gjerman: Shqipëria ka nevojë të madhe për të investuar në njerëz dhe dije

Integrimi në BE/ Ambasadori gjerman: Shqipëria ka nevojë të madhe për të investuar në njerëz dhe dije

Ambasadori gjerman në vendin tonë, Karl Bergner, në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë në UBT, tha se Shqipëria ka nevojë të madhe për të investuar në njerëz dhe dije. Diplomati gjerman u shpreh se integrimi europian do sjellë avantazhe për shumicën e njerëzve, por theksoi se rrugëtimi i Shqipërisë do të jetë i vështirë. “Bujqësia është ajo që ushqen botën dhe një sektor pa alternativë. Anëtarësimi në BE, që ka marrë një dinamikë të konsiderueshme gjatë këtyre ditëve, ofron sfida. Më shumë se 30% e njerëzve në këtë vend jetojnë me bujqësi, është me rëndësi jo vetëm për ekonominë, por edhe për jetën shoqërore. Ofron të ardhura në hapësira e zona që janë më të margjinalizuara. Shqipëria është një vend i bekuar...