Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Bashkëpunimi i Bujqësorit me Universitetin BOKU të Vjenës, Rama batuta me rektorin: S’ma merrte mendja që do të lavdëroja një demokrat
Kryeministri Edi Rama bëri batuta me rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë. Teksa u fol për bashkëpunimin e Bujqësorit me Universitetin Boku të Vjenës, Rama tha se “nuk e kishte menduar që do të lavdëronte kaq shumë një demokrat”. “Konferencë mjaft kuptimplote sepse zhvillohet në një atmosferë transformimi të Universitetit Bujqësor. Dua të kthehem një çast për të prekur sa më shkurt disa pika të rëndësishme. Momenti retrospektiv është kur rektori i universitetit mu drejtua me një sens urgjence dhe paniku, për shkak të rënies së numrit të studentëve dhe domosdoshmërisë për të mundësuar që universiteti të mos mbetej pa studentë. Praktikisht më ka kërkuar të mbështet idenë e uljes së mesatares së pranimit në këtë...