Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Erdogan thotë se Hamasi është i vendosur t’i përmbahet armëpushimit në Gaza
Hamasi është i vendosur t’i përmbahet armëpushimit në Gaza, tha të hënën presidenti turk Rexhep Tajip Erodgan, duke shtuar se është thelbësore që kombet myslimane të luajnë një rol udhëheqës në rindërtimin e territorit palestinez. "Duket se Hamasi është mjaft i vendosur të përmbahet në marrëveshje", u tha Erdogan delegatëve nga Organizata e Shteteve Islamike (OIC) të mbledhur në Stamboll për samitin e tyre vjetor të bashkëpunimit ekonomik COMCEC. Komentet e tij erdhën ndërsa Turqia përgatitej të priste ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Jordanisë, Pakistanit dhe Indonezisë për bisedime mbi rindërtimin e Gazës, ndërsa frika rritet për armëpushimin e paqëndrueshëm të 10 tetorit. Bisedimet do të fillojnë rreth orës 11:00 GMT në një hotel në Stamboll, me një konferencë për...