SPAK merr të pandehur edhe 2 bashkëpunëtorë të tjerë të Ballukut: kreun e KESh, Erald Elezi dhe ish kreun e ARRSh-së Evis Berberi
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pritet të marrë të pandehur edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë të zv/kryeministes Belinda Balluku lidhur me aferën 190 milionë euroshe të ‘Tunelit të Llogarasë’
Bëhert fjalë për drejtorin aktual të KESh, Erald Elezi dhe ish kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi.
Gazetari I Syri Tv, Fatjon Gjinaj informon se Berberi dhe Elezi dhe dy shtetas të tjerë do tu komunikohet akuza lidhur me dosjen e tunelit të Llogarasë.
Po sot SPAK i komunikoi akuzën e shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike edhe kreut actual të ARRSH-së, Gentian Gjyli.
Lexo dhe: Afera 190 mln euro e tunelit të Llogarasë, i pandehur dhe drejtori i ARRSh-së Gentian Gjyli. Njeriu i Ballukut njihet me akuzat
