Dokumentet nxjerrin “zbuluar” Kinën: Kërcënoi universitetin britanik për të ndalur kërkimin mbi të drejtat e njeriut

Dokumentet nxjerrin “zbuluar” Kinën: Kërcënoi universitetin britanik për të ndalur kërkimin mbi të drejtat e njeriut

Kina zhvilloi një fushatë kërcënimesh dhe presioni ndaj Universitetit Sheffield Hallam në Mbretërinë e Bashkuar për ta detyruar të mbyllte kërkimet mbi abuzimet ndaj ujgurëve në Xinjiang, sipas dokumenteve të siguruara nga BBC. Sipas dokumenteve të brendshme, stafi i universitetit në Kinë u ngacmua dhe u kërcënua nga persona që u identifikuan si anëtarë të Shërbimit të Sigurisë Kombëtare të Kinës. Në të njëjtën kohë, akseset në faqet e internetit të Sheffield Hallam u bllokuan nga Kina, duke penguar rekrutimin e studentëve kinezë, një goditje e ndjeshme ekonomike për institucionin që fitonte miliona paund çdo vit nga ky treg. Në një e-mail të brendshëm të korrikut 2024, zyrtarët e universitetit pranuan se: “Përpjekja për të mbajtur biznesin në Kinë dhe publikimi i hulumtimit tani janë...