Cunfeng Fan dhe Haike Yan
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin e dy kinezëve pak ditë më parë në Tiranë, të cilët akuzohen për mashtrim kompjuterik dhe vjedhjen e të dhënave të qytetarëve shqiptarë. Përmes faqeve të falsifikuara si ‘Posta Shqiptare’, kinezët mashtronin qytetarët për të mbledhur të dhënat e tyre bankare.
Bëhet fjalë për të dhënat e mbi 5 mijë shtetasve shqiptarë, vjedhja e të cilave u parandalua nga Krimi Kibernetik në operacionin e pak ditëve më parë ku u arrestuan 2 kinezët, Cunfeng Fan, 51 vjeç, dhe Haike Yan, 45 vjeç. Burime bëjnë me dije përmes skemës mashtruese të kinezëve, përllogaritja e shumës që rrezikonte të vidhej shkojn rreth 5 miliardë lekë, apo 50 milionë euro, nga llogaritë bankare të shqiptarëve.
Dy kinezët e arrestuar, Cunfeng Fan, 51 vjeç, dhe Haike Yan, 45 vjeç, kishin hyrë në territorin shqiptar më datë 27 tetor 2025. Ata ishin akomoduar në një hotel pranë Tiranës, ku u gjetën me dhjetëra sende materiale me rëndësi për hetimin. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronin, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti, 1 patentë dhe shuma parash në valuta të ndryshme.
Të arrestuarit kishin planifikuar që të qëndronin për disa ditë në Shqipëri, do largoheshin dhe pas ngritjes së infrastrukturës për marrjen e të dhënave të shtetasve shqiptarë, paratë do të tërhiqeshin nga jashtë vendit.
Krimi Kibernetik ka rënë në gjurmët e grupit të kinezëve nëpërmjet monitorimit të vazhdueshëm të “darkëeb” dhe burimeve të hapura në internet, të cilat pasi janë verifikuar kanë çuar në identifikimin e 2 kinezëve./ZËRI
