Bardh Spahia paraqitet në GJKKO, mbahet sot gjyqi ndaj tij

Bardh Spahia paraqitet në GJKKO, mbahet sot gjyqi ndaj tij

bardh spahia TIRANË- Deputeti demokrat Bardh Spahia, është paraqitur këtë të hënë në GJKKO, aty ku do të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij. Ish-kryebashkiaku i Shkodrës është marrë i pandehur për pengim të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, pas kallëzimit të ish-drejtorit të Ujësjellësit të Shkodrës, Mark Molla. Ish-kryebashkiaku i Shkodrës është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Ai u kallëzua në SPAK në vitin 2022 nga Mark Molla, ish-drejtues i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër. Spahia akuzohet për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës". SPAK njofton se Spahia ka pushuar nga puna administratorin e Ujësjellës Kanalizimeve, Mark Mollën dhe vendosi drejtor një anëtar të FRPD-së. Ish-drejtori e denoncoi për shkarkim në shkelje të ligjit dhe gjykata e riktheu në detyrë, vendim të cilin Bardh Spahia...