Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit: Do përgjigjesh edhe ti para ligjit…

Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit: Do përgjigjesh edhe ti para ligjit…

Kryedemokrati, Sali Berisha, është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme, SPAK  në zbatim të masës “detyrim paraqitje” të caktuar nga gjykata për dosjen “Partizani”. Në dalje të SPAK në një prononcim për mediat, Berisha lexoi edhe mesazhin që la për kreun e SPAK, Altin Dumani. “Po e nis me një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju këtu dhe të gjithë qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë që ndjekin këtë konferencë shtypi.Para largimit, unë i lashë këtë shënim: Altin Troplinit, armikut të egër të votës së lirë të shqiptarëve, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral të Ramaduros dhe narkoqeveritarëve të tjerë. Për të gjitha këto, për lidhjet e tij me Troplinin, për milionat e marrë nga Kreshniku i Manzës, ai do përgjigjet para...