Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Mbreti Charles III i hoqi titujt mbretërore vëllait të tij, Andrew/ Trump reagon pas skandalit: Më vjen keq për familjen mbretërore
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar vendimin e Mbretit Charles III për t’i hequr të gjitha titujt mbretërorë vëllait të tij, Andrew Mountbatten Windsor, pas publikimeve të reja që e lidhin atë me financierin pedofil Jeffrey Epstein. Duke folur nga Air Force One, Trump u shpreh se situata është “tragjike” për Buckingham-in. “Është një gjë e tmerrshme që i ka ndodhur familjes. Më vjen keq për ta,” tha Presidenti amerikan, ndërsa shtoi “Andrew humbet çdo titull dhe rrezikon gradën “vice admiral””. Vendimi i Mbretit erdhi pasi memoir-i i publikuar pas vdekjes i Virginia Giuffre, e trafikuar nga Epstein, riktheu në vëmendje akuzat ndaj Andrew-t. Giuffre e kishte paditur ish-princin për abuzim seksual në 2021, çështje e zgjidhur jashtë gjykatës për rreth 12...