Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
A do të arrihet stabiliteti në Gaza? Turqia nis takimet zyrtare, mbledh vendet myslimane për diskutime
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, pritet të zhvillojë një takim me ministrat e jashtëm këtë të hënë në Stamboll. Takimi ka për qëllim arritjen e një marrëveshjeje sa më të shpejtë për sigurimin e administrimit palestinez dhe stabilitetit në Gaza. Në takim do të marrin pjesë ministrat e jashtëm të Katarit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Jordanisë, Pakistanit dhe Indonezisë. Sipas një burimi të Ministrisë së Jashtme turke, Fidan pritet ta vërë fokusin në koordinimin e vendeve myslimane për ta kthyer armëpushimin aktual në një paqe të qëndrueshme. Të gjitha vendet që do të marrin pjesë në takimin e Stambollit kanë qenë më parë pjesëmarrëse në një takim me presidentin amerikan Donald Trump në Nju Jork. Armëpushimi në Gaza, i ndërmjetësuar nga...