I mbijetoi aksidentit ku humbën jetën 241 persona, rrëqeth 39-vjeçari: Jam njeriu më me fat që ka mbetur gjallë, por po vuaj

I mbijetoi aksidentit ku humbën jetën 241 persona, rrëqeth 39-vjeçari: Jam njeriu më me fat që ka mbetur gjallë, por po vuaj

Viswashkumar Ramesh, i vetmi person që mbijetoi në aksidentin ajror të Air India-s ku humbën jetën 241 persona, ka rrëfyer dramën e tij të rëndë fizike dhe psikologjike. 39-vjeçari, i cili u pa duke ecur i gjallë mes flakëve dhe tymit nga rrënojat e avionit Boeing 787 në Ahmedabad, thotë se ndihet “njeriu më me fat”, por njëkohësisht “i thyer në shpirt”. Fluturimi me destinacion Londrën u përfshi nga flakët vetëm pak sekonda pas ngritjes nga pista, duke shkaktuar një tragjedi që tronditi botën. Mes jetëve të humbu ra ishte edhe vëllai i tij, Ajay, i cili ndodhej vetëm disa vende larg tij. Në një intervistë për BBC, Ramesh, me sytë e mbushur me lot,  tha se ende nuk e beson që është gjallë. “Jam...