Pas ministres Balluku, kreu i ARRSH merret i pandehur, SPAK i komunikon akuzën

Pas ministres Balluku, kreu i ARRSH merret i pandehur, SPAK i komunikon akuzën

Pas paraqitjes në SPAK të ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ditën e sotme në SPAK është paraqitur edhe kreu i ARRSH, Gentian Gjyli. Ai u mor i pandehur, teksa burimet jo zyrtare raportojnë se SPAK i ka komunikuar ditën e sotme akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera”. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se ai shoqërohej nga avokati i tij. Pas disa minutash brenda në SPAK, ai ka dalë duke mos dhënë asnjë koment për mediat. Numri dy i qeverisë, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku kaloi të premten derën e Prokurorisë së Posaçme ku u mor e pandehur për veprën penale të “Shkeljes së barazisë në tendera”. Për më pak se 60 minuta përballë prokurorit Dritan Prenci asaj iu parashtruan faktet për të...