Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Spiropali vizitë zyrtare në Hagë, pritet nga Ministri i Jashtëm, firmosin deklaratën e përbashkët për integrimin në BE
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Hagë të Mbretërisë së Holandës. Në Hagë, Spiropali do të pritet nga Ministri i Jashtëm holandez, David van Weel, me të cilin do të firmosin një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e partneritetit në kontekstin e mbështetjes për integrimin europian të vendit. Spiropali do të falenderojë Ministrin e Jashtëm për rekomandimin pozitiv që qeveria e tij ka dërguar në parlamentin holandez për çeljen brenda Nëntorit të grupkapitullit 5 të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Po ashtu, takimi do të fokusohet në mundësi të reja bashkëpunimi në fushat e ekonomisë, sigurisë dhe shkëmbimeve akademike. Ditën e sotme, Ministrja do të vizitojë Ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në institucionin e Paraburgimit...