‘SPAK-u duhet të ndjekë ligjin, jo konspiracionet’, Kikia: Detyra e organit hetimor është të jetë ‘roje e ligjit’ dhe jo të kërkojë armik politik

Gazetari Mentor Kikia nga studioja e “Kafe Shqeto” në Syri Televizon ka komentuar situatën e fundit rreth hetimeve të SPAK-ut, duke u fokusuar në rëndësinë që organet hetimore të nisin nga ligji dhe jo nga armiqtë politikë.

Sipas Kikias, në Shqipëri shpesh çdo veprim shihet përmes prizmit të konspiracioneve dhe armiqve politikë. Ai përdori edhe një batutë nga filmi i Skënderbeut për të ilustruar këtë fenomen: “Donika shikon kodrën dhe thotë me çfarë është mbushur? Me ullinj. Më duket se janë armiq, thotë Donika.”

Gazetari theksoi se në kontekstin e hetimeve për aferat miliardëshe, nuk duhet kërkuar gjithmonë një armik politik, por duhet nisur nga ligji dhe provat konkrete. “Detyra e organit hetimor është të jetë roje e ligjit dhe jo të niset nga armiqtë e politikës,” shtoi ai, duke u shprehur se çështjet janë më të qarta për ata që kanë dosjet në dorë.

Ai komentoi gjithashtu episodin e tunelit dhe përshkrimin që SPAK-u ka bërë për mënyrën e shpërndarjes së fondeve, duke theksuar se deri tani nuk ka prova që të implikojnë direkt kryeministrin apo ministrat, përveç zyrtarëve të nivelit të mesëm dhe atyre që kanë firmosur procedurat e tenderimit.

“Ligjërisht procedurat janë të pastra, por duhet parë nëse ka episode të tjera, biseda nëpër telefona, ku titullarët e lartë udhëzojnë për tenderët. Kjo është tjetër gjë dhe ne nuk jemi ende në dijeni,” përfundoi Kikia.

Pjesë nga deklarata:

Tani në Shqipëri jemi mësuar që pas çdo veprimi të shikojmë konspiracione. Mentor Kikia përmend një batutë nga filmi i Skënderbeut: Donika shikon kodrën dhe thotë “Me çfarë është mbushur? Me ullinj. Më duken armiq.” Edhe ne shpesh shikojmë armiq, konspiracione politike dhe prapaskena.

Ai thekson se, nisur nga miliardat që mungojnë, do kërkojmë armik, por prokuroria duhet të nisë nga ligji dhe jo nga armiqtë politikë. Detyra e organit hetimor është të jetë roje e ligjit dhe e kodit penal.

Nëse gjithçka është bërë pa dijeninë e kryeministrit, padyshim ka qenë surprizë, por nuk beson se ka ndodhur kështu. E paqartë mbetet sa të provuara janë akuzat e ngritura. Për shembull, tuneli bëri 190 milionë, 140 i dhanë turkut, ai mori 50, pastaj i tha Gjokës të ndërtojë sërish me të njëjtën shumë, ndërsa të tjerët i mori me trazë dhe iku, i hodhi te aeroporti i Vlorës. SPAK-u e përshkruan këtë episod, jo portali Syri.

Kikia pyet nëse ka prova që ministrja, kryeministri apo drejtori kanë bërë këtë manovër. Për inceneratorët, në burg janë vetëm ata që firmuan procedurat e tenderit dhe anëtarët e komisionit; nuk shkohet më lart përveç z. Koka për një episod tjetër. Duhet parë çfarë konfirmimesh ekzistojnë.

Gjithashtu, nëse ka biseda nëpër telefona ku titullarët e lartë udhëzojnë për tenderët, kjo është tjetër gjë dhe nuk jemi ende në dijeni. Ligjërisht procedurat janë të pastra, edhe pse titullarët vendosin për institucionin që drejtojnë, por në fund janë letrat që mbeten.