Raketat Tomahawk kundër Moskës? Trump thotë ‘jo’…, për momentin

Raketat Tomahawk kundër Moskës? Trump thotë ‘jo’…, për momentin

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të dielën, 2 nëntor, se për momentin nuk po merr në konsideratë një marrëveshje që do t’i mundësonte Ukrainës të përdorte raketat me rreze të gjatë Tomahawk kundër Rusisë. Trump ka shfaqur rezerva ndaj planit që Shtetet e Bashkuara të shesin Tomahawk për vendet e NATO-s, të cilat më pas do të dërgohen në Ukrainë, duke theksuar se nuk dëshiron të përshkallëzojë luftën. “Jo, jo me të vërtetë”, ka thënë Trump për gazetarët gjatë fluturimit nga Palm Beach, Florida, për në Washington, kur u pyet nëse po konsideronte një marrëveshje të tillë, shkruajnë mediat e huaja. Sidoqoftë, ai ka shtuar se mund të ndryshojë mendim në të ardhmen. Trump dhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, diskutuan idenë e raketave...