U qëllua me 7 plumba në mes të turmës, kryebashkiaku meksikan vritet gjatë festimeve të Ditës së të Vdekurve

U qëllua me 7 plumba në mes të turmës, kryebashkiaku meksikan vritet gjatë festimeve të Ditës së të Vdekurve

meksike MEKSIKË- Një kryetar bashkie në shtetin perëndimor të Michoacan në Meksikë u qëllua për vdekje në një shesh para dhjetëra njerëzve që ishin mbledhur për festimet e Ditës së të Vdekurve, thanë autoritetet. Politikanët vendas në Meksikë janë shpesh viktima të dhunës politike dhe të krimit të organizuar. Kryetari i bashkisë Uruapan, Carlos Alberto Manzo Rodríguez, u qëllua për vdekje të shtunën në mbrëmje në qendrën historike të qytetit. Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku më vonë vdiq, sipas prokurorit të shtetit Carlos Torres Piña. Një anëtar i këshillit bashkiak dhe një truproje u plagosën gjithashtu në sulm. Autori u vra në vendngjarje, bënë me dije autoritetet.  Sulmi ndaj kryetarit të bashkisë u krye nga një burrë i paidentifikuar i cili e...