Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Trump kërcënon Maduron: “Ditët e tij janë të numëruara!” Mister plani i SHBA-ve në Karaibe
nicolas maduro dhe donald trump SHBA- Tensionet në Karaibe po rriten ndjeshëm, teksa Pentagoni ka raportuar se Trupat e Marinës amerikane kanë kryer ushtrime zbarkimi dhe infiltrimi në Porto Riko. Manovrat ushtarake, të shoqëruara me një video të publikuar nga Komanda Jugore e SHBA-së, tregojnë automjete amfibe, helikopterë dhe njësi të pajisura për operacione të shpejta zbarkimi. Sipas Pentagonit, Njësia e 22-të Ekspedicionare Detare zhvilloi “operacione stërvitore në Porto Riko” në kuadër të misionit të Komandës Jugore, që synon mbështetjen e operacioneve kundër trafikut të paligjshëm të drogës dhe forcimin e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, këto lëvizje janë interpretuar gjerësisht si një demonstrim force ndaj Venezuelës, në një kohë kur spekulimet për një ndërhyrje të mundshme ushtarake janë shtuar ndjeshëm. Ndërkohë, Presidenti Donald...