Engert Pëllumbi zgjidhet kryetar i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve

Engert Pëllumbi zgjidhet kryetar i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve

Shoqata kombëtare e gjyqtarëve, ka zgjedhur kryetar gjyqtarin Engert Pëllumbi. Pëllumbi është gjyqtari që la në masa arrest në burg Erion Veliaj në apelin e GJKKO. NJOFTIM PËR MEDIAT Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, e mbledhur ditën e premte, më datë 31.10.2025, mori disa vendime të rëndësishme ne vijim të funksionimit të saj. Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Shoqatës, pas konsultimeve, me votë unanime mori vendimet e mëposhtme: 1. Z. Engert Pëllumbi u zgjodh Kryetar i Shoqatës; 2. Z. Ardit Kuka u zgjodh Nënkryetar i Shoqatës; 3. Znj. Valjona Haxhiraj u zgjodh Sekretare e Shoqatës; 4. Anëtarë të Këshillit Drejtues të Shoqatës (duke përfshirë Kryetarin dhe Nënkryetarin e saj) u zgjodhën gjyqtarët Engert Pëllumbi, Ardit Kuka, Ina Hoxhaj, Manjola Xhaxho, Ervin...