Reshje shiu por temperatura të ngrohta, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje shiu por temperatura të ngrohta, parashikimi i motit për ditën e sotme

Java në vendin tonë do të nisë me reshje shiu, andaj mos harroni të merrni çadrat. I gjithë vendi do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, fillimisht me vranësira e më pas me reshje shiu. Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 12 gradë, ndërsa gjatë ditës maksimalisht pritet të arrijnë deri në 20 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi deri në 16m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.