Engert Pëllumbi zgjidhet kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve

Engert Pëllumbi zgjidhet kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve

Gjyqtari Engert Pëllumbi është zgjedhur kryetar i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve. Sipas njoftimit të shoqatës, nënkryetar është zgjedhur Ardit Kuka, ndërsa Valjona Haxhiraj është zgjedhur Sekretare e Shoqatës. Njoftimi i Plotë: Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, e mbledhur ditën e premte, (31 tetor), mori disa vendime të rëndësishme ne vijim të funksionimit të saj. Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Shoqatës, pas konsultimeve, me votë unanime mori vendimet e mëposhtme: 1. Engert Pëllumbi u zgjodh Kryetar i Shoqatës; 2.  Ardit Kuka u zgjodh Nënkryetar i Shoqatës; 3.  Valjona Haxhiraj u zgjodh Sekretare e Shoqatës; 4. Anëtarë të Këshillit Drejtues të Shoqatës (duke përfshirë Kryetarin dhe Nënkryetarin e saj) u zgjodhën gjyqtarët Engert Pëllumbi, Ardit Kuka, Ina Hoxhaj, Manjola Xhaxho, Ervin Sulaj, Fatri Islamaj, Erjon Bani, Elsa Ulliri dhe...