Qendrat për emigrantët në Shqipëri dështuan, po faturën kush po e paguan?

Qendrat për emigrantët në Shqipëri dështuan, po faturën kush po e paguan?

Nga Milena Gabanelli dhe Simona Ravizza, Corriere Della Sera Më shumë se 670 milionë euro janë ndarë për ndërtimin e qendrave për emigrantët në Shqipëri, të cilat deri tani janë pothuajse bosh. Këto para nuk janë shtesë në buxhet, por janë marrë nga fusha të tjera si arsimi, shëndetësia dhe puna. Pra, për t’i dhënë përparësi këtij projekti politik, qeveria italiane ka shkurtuar fonde nga sektorë që tashmë vuajnë nga mungesa e burimeve. Më 6 nëntor 2023, qeveria italiane nënshkroi një protokoll me Shqipërinë për transferimin e emigrantëve të shpëtuar në ujërat ndërkombëtare nga anijet italiane. Marrëveshja parashikon krijimin e një pike pritjeje në Shëngjin për procedurat e identifikimit dhe një strukture në Gjadër për menaxhimin e kërkesave për azil dhe ndalimin e të huajve të parregullt...