Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Festa e luksoze në Mar-a-Lago ‘nuk i intereson’ Trump, presidenti kërkesë sekretarit të shtetit: Dua të kaloj kohë me gruan time
Donald Trump organizoi një festë luksoze me temë “Great Gatsby” në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, ku, sipas një lexueseje të buzëve, ai shprehu dëshirën për të kaluar pak kohë vetëm me gruan e tij, Melania Trump. Në videon e mbrëmjes së festës së Halloween-it, një lexuese profesionale e buzëve, Nicola Hickling, i tha Daily Mail se Trump i pëshpëriti senatorit Marco Rubio dëshirën e tij për pak qetësi me Zonjën e Parë. “Asnjë bisedë e shkurtër,” – citohet të ketë thënë Trump. “Një natë, nuk dua të më shqetësojnë dhe dua të kaloj pak kohë me Melanian para se të iki.” Presidenti u pa ulur në një tavolinë me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, gruan e tij Jeanette, gjyqtaren Jeanine Pirro dhe dhëndrin e tij Michael...