Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Trump përgatit Pentagonin për luftë, SHBA gati të ndërhyjë me trupa ushtarake në shtetin afrikan
Presidenti i SHBA, Donald Trump, njoftoi të shtunën se ka kërkuar nga Departamenti i Mbrojtjes të përgatitet për një veprim të mundshëm ushtarak në Nigeri, ndërsa vazhdon ta akuzojë qeverinë nigeriane se nuk po bën mjaft për të ndalur dhunën ndaj komuniteteve të krishtera — akuza që Abuja e ka mohuar përsëri. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Trump e dënoi atë që e quajti “masakër kolektive” ndaj të krishterëve dhe tha se Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë menjëherë gjithë ndihmën dhe mbështetjen për Nigerinë, duke paralajmëruar qeverinë e vendit të “veprojë shpejt”. “Unë urdhëroj Departamentin tonë të Luftës të përgatitet për veprime të mundshme,” shkroi Trump, duke shtuar se SHBA “mund të shkojë në atë vend tashmë të diskredituar, ‘me armë...