Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Çerek shekulli më parë rashë në dashuri me Fatosin dhe vizionin e një Shqipërie ndryshe”/ Xhoana Nano: Ishte i vërtetë, nuk dinte dhe nuk donte të shtirej
“Sot është një nga ato ditë që nuk do të doja ta jetoja kurrë”, e nisi Xhoana Nano mes lotësh fjalën e saj pranë arkëmortit të bashkëshortit të ndjerë, ish-kryeministrit Fatos Nano. Ajo e kujtoi Nanon si personalitetin që solli një vizion të ri për Shqipërinë, larg hakmarrjeve dhe urrejtes. “E tillë është kjo ditë edhe për fëmijët tanë. Këtu e çerek shekulli më parë, me intuitën e moshës së pafajshme, rashë në dashuri me Fatosin. Atëherë nuk e kuptoja pse, por tani e di, kisha rënë në dashuri jo thjesht me Fatosin si person, po më shumë se kaq, kisha rënë në dashuri me vizionin e një Shqipërie ndryshe, që përherë e më shumë lipsej të largohej nga tradita e hakmarrjeve, ligësive, prapambetjes. Të...