Ali Ahmeti pranon humbjen: Do rinovojmë radhët tona

Ali Ahmeti pranon humbjen: Do rinovojmë radhët tona

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka dalë në konferencë për shtyp pas raundi të dytë të zgjedhjeve lokale. Ai tha se nuk kanë arritur të fitojnë garën për kryetarë të komunave, por shtoi se e kanë fituar shumicën e votës popullore. Ali Ahmeti theksoi se do të bëjnë analizë të thelluar dhe do të bëjnë rinovime në radhët e tyre. “Ne kemi fituar shumicën e votës popullore, por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetar të komunave. Është mesazh kompleks, që ne e pranojmë me përgjegjësi. Qytetarët kanë treguar se besojnë vlerat tona, në vizionin tonë, por njëkohësisht kërkojnë që të rinovojmë mënyrën tonë të përcjelljes së tyre në terren. Fatkeqësisht këto zgjedhje u shoqëruan me keqpërdorim të resurseve shtetërore, si dhe me shantazh dhe...