Holanda do t’i kthejë Egjiptit një skulpturë 3500-vjeçare, raportohet se është vjedhur 14 vjet më parë

Holanda do t’i kthejë Egjiptit një skulpturë 3500-vjeçare, raportohet se është vjedhur 14 vjet më parë

Një skulpturë 3.500-vjeçare do t’i kthehet Egjiptit nga Holanda, njoftoi kryeministri holandez, Dick Soub, gjatë një takimi me Abdel Fattah al-Sisi. Sipas burimeve, bëhet fjalë për një skulpturë që paraqet një zyrtar të lartë nga periudha e faraonit Thutmose III (1479-1425 p.e.s.).Mendohet se ky artefakt është vjedhur dhe është nxjerrë jashtë vendit në mënyrë të paligjshme, ndoshta gjatë trazirave të Pranverës Arabe në 2011, para se të shfaqej në tregun e artit. “Ky objekt historik kulturor u sekuestrua gjatë një ekspozite arti në Maastricht në vitin 2022”, tha Soub, pas një informimi anonim për autoritetet mbi origjinën e paligjshme të tij. Hetimet e autoriteteve holandeze konfirmuan se skulptura ishte plaçkitur dhe larguar në mënyrë të paligjshme nga Egjipti. Tregtari që e kishte objektin e dorëzoi...