Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Kandidati i pavarur Mendi Qyra fiton Strugën!

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Kandidati i pavarur Mendi Qyra fiton Strugën!

Mendi Qyra, kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, por i mbështetur nga koalicioni qeveritar VMRO-VLEN, ka shënuar fitore në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, duke mposhtur kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Arsim Dalipi. Sipas rezultateve të para jozyrtare, Qyra ka arritur të ruajë dhe të thellojë avantazhin që kishte fituar në raundin e parë, duke siguruar shumicën e votave në qytet dhe në fshatrat përreth. Fitorja e tij konfirmon mbështetjen që Mendi Qyra ka gëzuar gjatë gjithë fushatës, ku ai u prezantua si kandidat i pavarur, por me mbështetje nga pushteti si kandidat i përbashkët. Njëherësh, fitorja e Mendi Qyrës në Strugë shihet si një prej surprizave të këtyre zgjedhjeve lokale, duke konfirmuar ndikimin e kandidaturave të pavarura në...