Moska heq dorë nga takimi? Kremlini: Samiti Putin-Trump nuk është urgjent

Moska heq dorë nga takimi? Kremlini: Samiti Putin-Trump nuk është urgjent

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se një takim urgjent mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit amerikan Donald Trump mund të zhvillohet, por aktualisht nuk shikohet si i domosdoshëm. “Në teori, një takim është i mundur, por nuk ka nevojë për të në këtë moment,” tha Peskov për agjencinë ruse TASS. Sipas tij, fokusi kryesor duhet të jetë te puna e kujdesshme dhe e detajuar mbi çështjet që lidhen me një marrëveshje të mundshme për Ukrainën. “Ajo që nevojitet në vend të një samiti është një punë shumë e kujdesshme mbi çështjet e marrëveshjes ukrainase”, theksoi ai.