Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve

Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve”, e cila u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme në vitin 2013. Në vitet e kaluara më shumë se 1.000 gazetarë janë vrarë për raportimin e lajmeve dhe sjelljen e informacionit në publik. Në nëntë nga dhjetë raste vrasësit kalojnë të pandëshkuar. Mosndëshkimi çon në më shumë vrasje dhe shpesh është simptomë e përkeqësimit të konfliktit dhe prishjes së ligjit dhe sistemeve gjyqësore. UNESCO është e shqetësuar se pa ndëshkueshmëria dëmton shoqëritë e tëra duke mbuluar abuzime serioze të të drejtave të njeriut, korrupsionin dhe krimin. ”Rezoluta e OKB-së u kërkoi shteteve anëtare të zbatojnë masa të caktuara që kundërshtojnë kulturën aktuale të...