Ngjela: Turp kombëtar! Nano duhet të prehej në varrezat e personaliteteve të kombit, jo në Sharrë

Ngjela: Turp kombëtar! Nano duhet të prehej në varrezat e personaliteteve të kombit, jo në Sharrë

Këtë të diel iu dha lamtumira e fundit ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë. Avokati Spartak Ngjela ka reaguar me tone të ashpra sa i përket vendit ku do të prehet përgjithmonë ish-kryeministri. Ai thotë se Nano duhet të prehet në varrezat e personaliteteve të kombit dhe jo në ato të zakonshme të Sharrës. Postimi i plotë i Spartak Ngjelës: Turp kombëtar dhe fyerje e personalitet të Republikës së Shqipërisë Sot në Tiranë, tre herë kryeministrin e Shqipërisë, shkëlqesinë e tij zotin Fatos Nano, po e varrosin në varrezat e zakonshme në Tiranë. Dhe kjo është një shkelje e rëndë kundër historisë së Shqipërisë dhe ndjenjës kombëtare, karakterit dhe personalitetit të Republikës së Shqipërisë dhe vetë shoqërisë shqiptare....