Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            SHBA zhvillon stërvitje ushtarake në Karaibe, rriten tensionet me Venezuelën/ Rusia paralajmëron: Mund ta furnizojmë me raketa Karakasin
                            Pentagoni ka raportuar se Korpusi i Marinës së Shteteve të Bashkuara ka zhvilluar ushtrime zbarkimi dhe infiltrimi në Karaibe, në një moment kur prania ushtarake amerikane në rajon po rritet ndjeshëm dhe po shtohen spekulimet për një sulm të mundshëm ndaj Venezuelës. Në një njoftim zyrtar të publikuar në platformën X (Twitter), Komanda Jugore e SHBA-së konfirmoi se Njësia e 22-të Ekspedicionare Detare kreu “operacione stërvitore në Porto Riko”. Videoja e shpërndarë nga Pentagoni tregon automjete amfibë që transportojnë trupa dhe pajisje në një mision të mbështetur nga helikopterë ushtarakë, të cilët simulonin manovra zbarkimi në terren. “Forcat amerikane janë vendosur në Karaibe në mbështetje të misionit të Komandës Jugore, operacioneve të Departamentit të Mbrojtjes dhe prioriteteve të Presidentit të SHBA për të luftuar trafikun...