Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

Benet Beci është një tjetër zyrtar i mazhorancës nën akuzë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme. Ai është marrë i pandehur gjatë kohës që drejtonte Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare, teksa zbërthimi i telefonit të ish-drejtorit Ergys Verdho, i ka zbuluar aferat, ashtu si disa zyrtarë të tjerë. SPAK-u e ka nën hetim me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike, teksa vlera e tenderit që ai akuzohet është rreth 700 mijë euro. Bëhet fjalë për një procedurë me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjetik, ku Beci dhe Verdho flasin se “500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë për ne me dy klasë shkollë”. Aktualisht Beci drejton prej dy vitesh Bashkinë e Shkodrës, veprimet e së cilës janë denoncuar për abuzime, qoftë me prishjen...