Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Aksident i rëndë në Kamëz, automjeti me shpejtësi të lartë përplas vajzën te vijat e bardha
Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ku një vajzë është përplasur nga një automjet tip Toyota 4×4 ndërsa po kalonte te vijat e bardha. JOQ raporton se drejtuesi i mjetit po udhëtonte me shpejtësi të lartë në momentin e përplasjes. Kalimtarë të rastësishëm dhe punonjës policie i kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë të plagosurës, ndërsa ambulanca është vonuar disa minuta për shkak të trafikut të dendur në zonë. Vajza është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por deri tani nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen e saj shëndetësore. Drejtuesi i automjetit nuk është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka pritur mbërritjen e policisë, e cila e ka ndaluar dhe shoqëruar në komisariat...