Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Zbulohet misteri i qenit blu në centralin bërthamor të Çernobilit
Një ekspert ukrainas i ka dhënë fund spekulimeve rreth një videoje që tregon një qen blu që endet në zonën e kontaminuar të katastrofës bërthamore të Çernobilit, në Ukrainën veriore. “Ky është absurditet”, u tha Serhiy Kireev gazetarëve në Çernobil. Kireev, i cili drejton kompaninë shtetërore përgjegjëse për monitorimin e zonës, ”Ecocenter”, konfirmoi se ”nuk ka qen blu në Ukrainën veriore”. ”Qentë janë sterilizuar për të frenuar shumimin e tyre. Ngjyra blu tregon se cilat kafshë i janë nënshtruar procedurës”, shpjegoi ai. “Ngjyra është e padëmshme për këta qen”, tha Kireev. Pamjet e disa qenve blu kishin qarkulluar gjerësisht në mediat ndërkombëtare, duke nxitur spekulime rreth efekteve të kontaminimit radioaktiv të zonës. Shpërthimi i një reaktori bërthamor në termocentralin e Çernobilit në ish-Bashkimin Sovjetik në...