Lamtumira për Nanon në Sharrë, reagon Ngjela: Turp kombëtar, duhet të prehet në varrezat e personaliteteve të kombit

Lamtumira për Nanon në Sharrë, reagon Ngjela: Turp kombëtar, duhet të prehet në varrezat e personaliteteve të kombit

Këtë të diel iu dha lamtumira e fundit ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë. Gjithsesi, avokati Spartak Ngjela ka reaguar me tone të ashpra sa i përket vendit ku do të prehet përgjithmonë ish-kryeministri. Ai thotë se Nano duhet të prehet në varrezat e personaliteteve të kombit dhe jo në ato të zakonshme të Sharrës. Postimi i plotë i Spartak Ngjelës: Turp kombëtar dhe fyerje e personalitet të Republikës së Shqipërisë Sot në Tiranë, tre herë kryeministrin e Shqipërisë, shkëlqesinë e tij zotin Fatos Nano, po e varrosin në varrezat e zakonshme në Tiranë. Dhe kjo është një shkelje e rëndë kundër historisë së Shqipërisë dhe ndjenjës kombëtare, karakterit dhe personalitetit të Republikës së Shqipërisë dhe vetë shoqërisë...