Gaqo Apostoli: Një pjesë e madhe e socialistëve janë bukëshkalë, hipokritë!

Gaqo Apostoli: Një pjesë e madhe e socialistëve janë bukëshkalë, hipokritë!

Ish-drejtuesi i PSD-së, Gaqo Apostoli ka reaguar në lidhje me reagimet e sotme gjatë ceremonisë mortore në kujtim të Fatos Nanos në Pallatin e Kongreseve, duke i quajtur shumicën e bashkëpunëtorëve të ish-kryeministrit, si hipokritë. ‘Do t’i klasifikoja që të gjithë kanë punuar nën dritën e Nanos, por një pjesë e madhe e saj, janë të gjithë bukëshkalur, e thash me një fjalë popullore se nuk gjeta fjalë tjetër. Ka një masë të madhe hipokritësh. Unë kështu e klasifikoj’, u shpreh Apostoli për mediat. Kujtojmë se në Pallatin e Kongreseve u zhvilluan sot homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili humbi jetën më 31 tetor në moshën 73-vjeçare nga një arrest kardiak.